Edhe zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra ka deklaruar pasurinë e saj në AKK. Në bazë të asaj që Xharra ka deklaruar, pasuria e saj shkon mbi 210 mijë euro.
Ajo ka deklaruar se posedon dy banesa, derisa ka kredi në vlerë 28 mijë euro. Xharra ka deklaruar edhe të hyrat vjetore te saj dhe bashkëshortit të saj.