Demi për pagën e kryeministrit dhe vartësve të tij: Kush e ka radhën pas St. Moritz? - Bota Sot
Demi për pagën e kryeministrit dhe vartësve të tij: Kush e ka radhën pas St. Moritz?

Aktuale

E martë, 21 gusht 2018

Demi për pagën e kryeministrit dhe vartësve të tij: Kush e ka radhën pas St. Moritz?

Nga: G.B Më: 14 qershor 2018 Në ora: 09:56
Agron Demi

Agron Demi nga shoqëria civile ka komentuar rritjen e pagave për qeveritarët, të cilët do të marrin dhe rritjen për muajt e kaluar prej kur është marrë vendimi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se kryeministri do të marrë 11,992 euro, përcjell Bota sot.

Ai pyet se ku do t’i kalojë Haradinaj pushimet këtë vit, në Fiji apo Bahamas, pasi vitin e kaluar ishte në St.Moritz.

Postimi i tij i plotë:

Kush e ka radhën pas St. Moritz?

Sikur Kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe ministrat të vareshin nga paga, ata mezi do të prisnin fundin e muajit qershor. Por, për shkak se shumica e tyre vetëm se janë milionerë, nuk do ju bëj fare përshtypje kur në xhirollogaritë e tyre derdhen pagat në mënyrë retroaktive:
- Ramush Haradinaj: 11,992 euro.*
- Secili nga 5 zv.kryeministrat: 10,102 euro.
- Secili nga 21 ministrat: 6,380 euro.
- Secili nga gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese: 13,882.

Secili nga këta dhe shumë të tjerë në ekzekutiv e gjyqësor në fund të muajit do e marrin pagën e re me rritje të qershorit, si dhe diferencën me pagën e vjetër për 6 muaj e kaluar.

Pa llogaritur këtu edhe meditjet, të cilat ndonjëherë janë më të larta se vetë rroga.

Jetë o jetë. Vitin e kaluar ishte St.Moritz, këtë vit pushimet vjetore në Fiji apo Bahamas.
__________________
*Duke llogaritur edhe tatimin në pagë.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera