Këshilli i Ministrave në Shqipëri, ka emëruar kosovarin Gent Cakaj, në postin e Zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.
Filozofi i ri nga Kosova ishte këshilltar i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, ndërsa në postin e ri do të zëvendësojë Kleopatra Maliqin.
Kleopatra Maliqi ishte shkarkuar ditë më parë ndërsa ishte emëruar drejtoreshë e Shkollës së Administratës Publike në Shqipëri.
Vendimin e ka miratuar Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ka hyrë në fuqi që nga kjo e martë e 19 qershorit 2018-të.