Reshjet përmbysin disa rrugë, Lekaj: Drejtohuni në këtë numër në rast nevoje

Aktuale

Reshjet përmbysin disa rrugë, Lekaj: Drejtohuni në këtë numër në rast nevoje

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 13:05
Pamje nga reshjet e shiut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se reshjet e shiut kanë bërë që disa rrugë të përmbyten dhe në disa vende të njëjtat të pësojnë edhe rrëshqitje të vogla.

Ai ka shkruar në facebook se për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë, kanë nxjerrë në teren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe një ekipë nga ministria është po ashtu në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët maxhistrale, rajonale e autostrada.

“Numrin që kemi patur në dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është prapë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë. 045656656. Bashkë e tejkalojmë edhe ketë situatë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat