Haradinaj: Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi

Aktuale

Haradinaj: Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi

Nga: N.H Më: 8 korrik 2018 Në ora: 19:32
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllime për familjen Sadikaj, për humbjen tragjike të pesë anëtarëve të saj në aksident trafiku, përcjell “Bota sot”.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë në komunikacion në magjistralen Duhël - Suharekë ku humbën jetën pesë anëtarë të familjes Sadikaj. Në emër timin personal dhe të gjithë qytetarëve i shprehi ngushllimet më të sinqerta familjes Sadikaj. Jemi bashkë, në ketë kohë dhimbjeje dhe trishtimi për të gjithë dhe u bëj thirrje qytetarëve dhe bashkatdhetarëve për kujdes në vozitje dhe Policisë së Kosovës për vëmendje të shtuar për sigurinë në trafik”, ka thënë Haradinaj. /BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat