Britania e Madhe mbështet trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Aktuale

Britania e Madhe mbështet trajtimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 12:03
Skender Reçica është takuar sot me baroneshën britanike, Arminka Heliq

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, është takuar sot me baroneshën britanike, Arminka Heliq, ku temë e takimit ishin zhvillimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës sa i përket viktimave të dhunës seksuale në konfliktin e fundit në Kosovë.

Ministri e njoftoi baroneshën Heliq  për gjithë procesin e trajtimit të kësaj kategorie, deri në fillimin e njohjes dhe verifikimit të statusit të kësaj kategorie që zyrtarisht ka nisur më 5 shkurt të këtij viti.

Ministri e njoftoi gjithashtu rreth numrit të aplikacioneve të pranuara dhe atyre të trajtuara për këtë kategori.

Reçica tha se viktimat e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë do të vazhdojnë të gëzojnë trajtim meritor duke u ofruar atyre qasje të lehtë në të gjitha shërbimet, sigurim e shërbime shëndetësore të mirëfillta, përparësi në punësim dhe aftësim profesional, arsimim kualitativ, rehabilitim, etj.

Baronesha Heliq tha se Kosova ka bërë hapa para në këtë drejtim duke u shndërruar në lider në rajon sa i përket trajtimit të duhur të kësaj kategorie dhe ofroi mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe për të bashkëpunuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat