Avioni drejt Serbisë, Pacolli rrëfen si e zbuloi incidentin: Kam kërkuar hetim… - Bota Sot
Avioni drejt Serbisë, Pacolli rrëfen si e zbuloi incidentin: Kam kërkuar hetim…

Aktuale

E mërkurë, 15 gusht 2018

Avioni drejt Serbisë, Pacolli rrëfen si e zbuloi incidentin: Kam kërkuar hetim…

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 10:57
Behgjet Pacolli

Avioni i vetëm që është në shtetin e Kosovës e që është në pronësi të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, gati kishte përfunduar në Serbi në një udhëtim që ishte planifikuar të shkonte në Bruksel.

Pacolli ku ishte i shoqëruar me liderët e shtetit dhe njëkohësisht ish-krerët e UÇK-së ka treguar momentin kur ai e kishte vërejtur se aeroplani ishte nisur drejt Serbisë. Madje, Pacolli thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me drejtimin e aeroplanit drejt Serbisë.

“Në moment unë e kam dëgjuar pilotin duke folur me Beogradin dhe në moment i kam thënë ndalu dhe kthehu prapa. Diku kemi qenë nja 15 minuta fluturim në drejtim të Beogradit. Duhet të ketë qenë një gabim dhe kam kërkuar një hetim dhe i cili tashmë ka filluar”, ka deklaruar Pacolli mbrëmë në Interaktiv.

Por, Pacolli ka treguar edhe për mënyrën e kthimit të avionit.

Ka pranuar haptazi se është dashur të gënjehet ne menyre qe avioni te kthehet prapa dhe të vazhdohet rruga larg Serbisë.

“Bile bile se duhet m’u dhanë një arsyetim për kthim dhe është dashur me thanë se dikush prej pasagjerëve është sëmurë”, ka deklaruar Pacolli.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test