“Kosova, identifikohet si një vend ku lulëzon krimi dhe korrupsioni” - Bota Sot
“Kosova, identifikohet si një vend ku lulëzon krimi dhe korrupsioni”

Aktuale

E shtunë, 20 tetor 2018

“Kosova, identifikohet si një vend ku lulëzon krimi dhe korrupsioni”

Nga: Nehat Shaqiri Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:40
Ilustrim

Ish - deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali ka folur për diplomacinë e jashtme të Kosovës dhe përfaqësimin që po ia bëjnë Kosovës dhe qytetarëve në arenën ndërkombëtare.

Ai thekson se, ngecjet e Kosovës në politikat e jashtme janë edhe për arsye të diplomacisë por edhe për shkak të rregullimit të brendshëm.

Image
Driton Tali

“Nuk bëhet politika (qoftë ajo e brendshme apo e jashtme) si hobi apo me "orarë të shkurtuar" ose po thonë kullerat me "part time", por me angazhim dhe pasion të plotë. Politika është profesion i vështirë e cila edhe në aspektin intelektual por edhe atë fizik kërkon angazhimin e plotë të politikanit. Prandaj, jo vetëm z. Pacolli po askush tjetër nuk mund të jetë i suksesshëm nëse nuk përqendrohet i tëri në atë punë. Siç e dimë z. Pacolli ndërkohë edhe udhëheqë diplomacinë e Kosovës edhe një biznes goxha të suksesshëm”, thotë Tali për gazetën “Bota sot”.

Sipas ti, duhet pasur parasysh se edhe situata e brendshme politike reflekton në diplomacinë.

Ai thotë se, fakti se të ashtuquajturat "Banana Republikat" nuk merreshin asnjëherë seriozisht e vërteton argumentin.

“Pra Kosova nuk merret seriozisht sepse është një "Republikë banane" e identifikuar si një vend ku lulëzon krimi e korrupsioni. Ku njerëzit më të pasur janë politikanët pa biznese zyrtare dhe të cilët deri para se të vijnë në pushtet janë fukara. Për mos ta zgjatur, arsyeja pse ne nuk kemi marrë asnjë njohje që sa e sa duhet shikuar  nga këto dy aspekte e jo vetëm nga sfidat që na i paraqet diplomacia serbe, siç po mundohen kjo Qeveri m'u arsyetuar”, potencon ish deputeti Driton Tali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test