Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka njoftuar përmes Facebook se gjatë qëndrimit të tij në SHBA, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin biseduan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, përcjell “Bota sot”.
Thaçi thotë se i ka kërkuar Stolenbergut vazhdimin e mbështetjes për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri.
Postimi i plotë:
Në Nju Jork takova Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin biseduam për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.
E falënderova sekretarin Stoltenberg për kontributin e NATO-s në sigurimin e paqes në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, Evropë dhe botë.
Lidhjet tona historike dhe të veçanta me NATO-n duhet të shndërrohen në një bashkëpunim të mirëfilltë strategjik, përmes anëtarësimit tonë në këtë aleancë.
Nga sekretari Stoltenberg kërkova vazhdimin e mbështetjes për FSK-në dhe transformimin e saj në ushtri shumetnike me standardet më të larta. HTH