Ish-gazetari tregon këshillën që i dha Ibrahim Rexhepi e së cilës ia pa hairin

Aktuale

Ish-gazetari tregon këshillën që i dha Ibrahim Rexhepi e së cilës ia pa hairin

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 15:12
Birol Urcan

Ish-gazetari i njohur kosovar Birol Urcan, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me vdekjen e gazetarit Ibrahim Rexhepi.

Urcan tregon për këshillën që i ka dhënë ai, e për të cilën thotë se ia pa hairin meqë është më mirë si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor. Këshilla që pretendon se i ka dhënë Ibrahim Rexhepi është ta linte gazetarinë para moshës 40 vjeçare.

Ish gazetari Urcan e quan gazetarinë zanat të poshtër, “i cili të konsumon dhe nuk të lë të jetosh e të arrish nëse je i ndershëm.”

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

“Nihere Ibra me pat thënë:” Nëse don me rujtë shëndetin, përshendetu me gazetarinë para moshës 40 vjeçare.” E ndëgjova, dhe me shëndet fizik e mental jam shumë më mirë. Por ai për vete e bëri këtë shumë vonë.

Zanat i poshtër, i cili të konsumon dhe nuk të lën të jetosh e të arrish, posaqërisht nëse je i ndershëm. Të faleminderit për këshillen Ibro!

Pusho në paqe Mjeshtër.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat