VV e Belgjikës: Lirohet aktivisti i dyshuar për trafik droge

Aktuale

VV e Belgjikës: Lirohet aktivisti i dyshuar për trafik droge

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 17:32
Rediart Canjka dhe Albin Kurti

Aktivisti i Vetëvendosjes në Belgjikë, Rediart Canjka është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për dyshimin për trafik droge.
Këtë lajm e kanë bërë të ditur Qendra e Vetëvendosjes në Belgjikë, përmes një komunikate për media.

Canja ishte arrestuar në shtator të këtij viti përderisa po udhëtonte drejtë Zvicrës në momentin kur u arrestua në qytetin francez Vitry, afër kufirit me Zvicrën. Heroina, sipas mediave belge, ishte destinuar për tregun zviceran.

“Lajmi për arrestimin e tij na befasoi të gjithëve, shqiptarë e të huaj, pasi përvoja, përgatitja dhe angazhimi i tij nuk lidheshin aspak me këtë akuzë. Prandaj, kemi pritur me padurim që autoritetet të sqaronin rrethanat për ngjarjen. Dje Gjykata në Francë ka vendosur në favor të tij, duke i hedhur poshtë të gjitha akuzat”, thuhet në komunikatën e kësaj qendre të Vetëvendosjes.

Komisioni disiplinor i Vetëvendosjes pas arrestimit kishte vendosur ta suspendojë përkohësisht anëtarësinë e Cankjas, ndërsa këtë vendim e ka shfuqizuar pas vendimit të Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat