Milaim Zeka e bën publike votën për rrëzimin ose jo të qeverisë

Aktuale

Milaim Zeka e bën publike votën për rrëzimin ose jo të qeverisë

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 20:14
Milaim Zeka

Nëse LDK-ja dhe VV-ja i kanë shpresat te vota e Milaim Zekës për rrëzimin e qeverisë, atëherë kjo nuk do të ndodh.

Deputeti nga rradhët e NISMA-s, Milaim Zeka, gjatë ditës së sotme ka thënë se në çfarëdo rasti që do të duhej vota e tij, ai nuk do të votonte, me përjashtim të ligjit për ushtrinë dhe ligjet që i sheh në interes të qytetarëve.

Ndërsa sot, në një prononcim për media, deputeti Zeka tha se nëse opozita do t’i bënte 60 vota për rrëzimin e qeverisë, prap nuk do t’i mbështeste, pasi që sipas tij, nuk ka arsye për rrëzimin e qeverisë, thjeshtë janë interesa partiake.

“Jo nuk do të përkrahja rrëzimin e qeverisë edhe nëse kjo do të varej nga vota ime. Arsyeja është sepse nuk ka ndonjë arsye për rrëzimin e qeverisë, thjeshtë këto janë interesa partiake dhe farefisnore të partive opozitare” ,tha Zeka.

Kujtojmë se më herët, deputeti Zeka, kishe thënë se ka një kusht për rrëzimin e kësaj qeverie, e ky kusht kishte të bënte me arsyet se çfarë dobie do t’i sillte vendit, rrëzimi i qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat