Thaçi deklarohet rreth skandalit në të cilin u përfshi djali i shefit të AKI'së

Aktuale

Thaçi deklarohet rreth skandalit në të cilin u përfshi djali i shefit të AKI'së

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 12:16
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Shpend Maxhuni dhe Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk e ka qartësuar nëse do të ndërmarrë masa ndaj Drejtorit të Agjencionit Kosovar për Inteligjencë, Shpend Maxhuni, tri ditë pasi në publik doli lajmi se në veturën e familjarëve të tij, Policia ka gjetur narkotikë e armë.

I pyetur për këtë rast, Presidenti Thaçi tha të hënën se po pret nga ‘autoritetet përkatëse’ të shikojnë se çka ka ndodhur.

“I përcjell të gjitha zhvillimet edhe politike, edhe në aspektin e sigurisë në Republikën e Kosovës. Pres që të gjitha autoritetet përkatëse që kanë përgjegjësi, të shikojnë në hollësi të gjitha zhvillimet dhe ndërkohë ne do të jemi këtu”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat