Tahiri për kërcënimin ndaj Bahtirit: I gjallë apo i vdekur ai do ta hap urën mbi Ibër

Aktuale

Tahiri për kërcënimin ndaj Bahtirit: I gjallë apo i vdekur ai do ta hap urën mbi Ibër

Nga: N.H Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:06
Labinot Tahiri

Deputeti i Kuvendit të Kosovë nga AKR-ja, Labinot Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar pas kërcënimeve me vdekje që ka pranuar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Deputeti i pozitës shprehet se është shqetësuese kur kërcënohet kryetari i komunës, nga cilado parti teksa shtoi se Agim Bahtiri do të jetë kryetari i cili do ta hapë urën mbi lumin Ibër.

Ja shkrimi i plotë i deputetit Labinot Tahiri:

Kryetarit të suksseshem, të AKR-së, Z. Agim Bahtirit, i’a paskan kërkuar jetën!!

Qudi, siduket Serbëve, i’u k’a mbetur merak, që të zhvillojnë luftëra të reja në Kosovë e në Ballkan!!

Qytetarë të Mitrovicës, mendoj se është shqetsuese kur kërcenohet i pari i komunës suaj, qoftë i ciles do parti!
Agim Bahtiri, edhe i gjallë apo i vdekur, ai, do mbetët kryetar i cili do t’a hap urën mbi Ibër!

Kështu do të shkruaj HISTORIA.

I nderuari, Z. Agim Bahtiri, për mbrojtjen tënde kujdeset shteti dhe organet e rendit, por gjithesesi e di që nuk të trembet syri.
Kështuqë jemi me ty dhe po presim veprimet e juaja pêr të cilat Mitrovica jonë, e do jetën e qetë dhe me plot paqe për Kosovën tonë.

Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat