Lumezi tregon se kur do ta dërgojnë aktakuzën për veteranët në Gjykatë

Aktuale

Lumezi tregon se kur do ta dërgojnë aktakuzën për veteranët në Gjykatë

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 21:54
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi është deklaruar së fundi lidhur me rastin e “veteranëve mashtrues”.

Lumezi në një prononcim për media ka thënë se aktakuza është duke u rishqyrtuar. Sipas tij, brenda javës e njëjta do t’i dërgohet gjykatës.

“Jemi duke punuar për aktakuzën në rastin e veteranëve, gjykata na ka dhënë afat prej 30 ditësh, ne jemi duke bërë plotësim-ndryshimin e saj dhe shumë shpejt do t’ia dërgojmë Gjykatës”, ka deklaruar Lumezi.

Më tutje, ai ka shtuar se kthimi prapa i aktakuzës në Prokurori nuk është bërë me qëllim të zvarritjes së procesit.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka kthyer mbrapa aktakuzën e Prokurorisë për “veteranët mashtrues” me arsyetimin se e njëjta nuk është e kompletuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat