Ish ministri i tregtisë thotë se vendimi ndaj Serbisë do të zgjasë deri të martën e ardhshme

Aktuale

Ish ministri i tregtisë thotë se vendimi ndaj Serbisë do të zgjasë deri të martën e ardhshme

Nga: D.RR Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 20:38
Bajram Hasani

Ish-ministri në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për të vendosur masa ndaj mallrave serbe, nuk do të mund të zgjasë më shumë se një javë.

Ai thotë se gjatë kohës sa ishte ministër, kishte marrë një vendim të tillë ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit tonë.

Postimi i plotë:

Në kohën sa isha ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata marrë disa masa ndaj shteteve fqinje për produkte që i dëmtonin prodhuesit tonë. 
E keni shumë të freskët në kujtesë se këto vendime u kundërshtuan nga shumë ish-kolegë të mi nga kabineti qeveritar me arsyetimin se po i dëmtojmë marrëdhëniet me fqinjët dhe e shkelim marrëveshjen e CEFTA'së. 
Më erdhi mirë kur po të njëjtit sot kërkuan masa ndaj Serbisë dhe Bosnjës. 
Duke i njohur dyshoj shumë se këto masa do të jenë gjatë, mund të zgjasin vetëm deri të martën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat