“The Economist” përshkruan rrugën e Kosovës drejt pavarësisë

Aktuale

“The Economist” përshkruan rrugën e Kosovës drejt pavarësisë

Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 07:51
“The Economist” Kosovën e sotme e përshkruan si vend të paqes, por të varfër- duke kujtuar se 33% e popullsisë janë të papunë.

Me pamje nga vitet e luftës, prestigjiozja “The Economist” fillon videon 7 minutëshe për rrugëtimin e Kosovës drejt shtetësisë.

Këtu kundërshtimet që Amerika i bëri Serbisë për Kosovën janë shfaqur përmes deklaratave të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, dhe atij serb Slobodan Milloseviç.

Dëbimet, vuajtjet, vrasjet dhe dhunimet e shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Milosheviçit janë simbolizuar me vrasjen e 45 civilëve në masakrën e Reçakut, e cila shihet si pikë kthese në ndërkombëtarizimin e Kosovës.

“The Economist” Kosovën e sotme e përshkruan si vend të paqes, por të varfër- duke kujtuar se 33% e popullsisë janë të papunë.

Përveç historisë dhe datave, pamje të luftës së Kosovës vijnë në këtë video, e cila përfundon duke përshkruar rëndësinë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat