Ish-agjenti i SHIK-ut akuzon Thaçin për vrasje: Hallaqin e Shalën i vrave vet, tjerët u vranë me urdhër tuaj

Aktuale

Ish-agjenti i SHIK-ut akuzon Thaçin për vrasje: Hallaqin e Shalën i vrave vet, tjerët u vranë me urdhër tuaj

Nga: N.Sh Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 17:11
Hashim Thaçi dhe Behadin Hallaqi

Ish-agjenti i SHIK-ut, dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari ka akuzuar përsëri presidentin Hashim Thaçi për vrasje.

Kësaj radhe, Miftari thotë se Thaçi ka vrarë Behadin Hallaqin dhe Shaban Shalën.

Përveç këtyre, Miftari thotë se nuk ka vrarë të tjerë, sepse është frikacak, por ka dhënë urdhra për vrasjen e veprimtarëve, transmeton gazeta “Bota sot”.

Miftari tutje thotë se, me paratë që është dashur të vritet Serbia, u paguan vrasësit e atdhetarëve shqiptarë.

Më poshtë, u sjellim shkrimin e Miftari pa ndërhyrje:

Presidenti i fusharit (polarit) mikut dhe pobratimit të komandirit Trajkovoç të milicisë në Serbicë (Skenderaj), vllau i Gani DBS (udb) është e vërtet dhe e kuptueshme ju besoj edhe unë se ju përveç atdhetarëve z. Behadin Hallaqit dhe z. Shaban Shalës nuk keni vrarë personalisht asnjë njeri tjetër pasi jeni frikacak por je tinëzar dhe shpirt prishur i lindur.

Ata dy atdhetarët i vratë pasi i murrët me duar të lidhura me tel nga Blinaja, e ata tjerët që nuk mundet ti vriste vet i vratë me ndihmën e UDB dhe ushtrisë Serbe duke i hedhur në prita por që i kishin duart e lira me pushkë në dorë jo të lidhur me tel.

Ata tjerët kundërshtar luftëtar e atdhetar tan çka nuk munden ti vrisnin aleatet tuaj Serb, u vranë me urdhra dhe të shtimet tuja i vranë vrasësit e tu disa të paguar mirë (me para që duhej luftuar Serbinë ju vrisnit atdhetar) për me ardhë me çdo kusht vet në pushtet sikur je sot pikërisht ti me atë klanin tuaj të hienave.

Ata çka nuk arritët ti vrisnin as mercenarët tuaj ju i etiketuat si vrasës dhunas grash e çka jo për mes aleatëve tuaj (Serbo_Francez) përmes UNMIK_EULEX disa edhe i burgoset duke i korruptuar prokuror dhe gjyqtar ndërkombëtar.

Ju gjitha vrasjet e juaja tani po i hidhjani tjerëve dikujt tjetër njerëzve të vdekur ose shokut tuaj dikur gjatë luftës që i shkoje si bisht i lepurit pas Rexhep Selimit ose Sokol Dobrunes dhe Sabit Gecit dhe mirë jav bëni mos javë qkoçni kurrë konspiracionet, pasi z_10 sokoli dhe shumë tjerë heshtin që 18 vite edhe pse kanë shumë gjëra për ti shpjeguar një ditë.

Ju z. president nëse mendoni se mundesh ta mbyllesh gardhin e gjatë mas shumë vrasjeve, tradhtive, hajnive, konspiracione.. tuja  me disa ish shokë që nga pas lufta i ke armiq e ke shumë gabim çdo kush do jep llogari për veprat e veta të mira ose të këqija.

President nuk i keni vrarë akoma të gjithë ish mercenaret_vrasësit e juaj e vratë Avnin, e vratë Naimin, Hamzen, Tafen, Agronin, Sabitin, Gulinovin, Rudin..... por nuk i keni vrarë akoma të gjithë janë gjallë do çopa, ylla, haxhija, edhe do nga rrethina e Mitrovicës e Kaçanikut e Ferizajt janë gjallë .... edhe shumë postiera tuaj të vdekjes i keni akoma gjallë disa i keni edhe familjar një dit do flasin nuk do shkoj gjendja kësi sojit edhe shumë kohë tane jetën (ose kur ti mbushim ne nga 75 vjet), dhe mos harroni se gjitha mëkatet paguhen në këtë jetë edhe pasardhësit e shumë nga ju të rritur në luksin që vjen nga  vrasjet, tradhtitë e hajnit të juaja do ta paguajnë edhe ata një ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat