Kampionja e Evropës kthehet në Shqipëri: Kam vite që sakrifikoj

Atletika

Kampionja e Evropës kthehet në Shqipëri: Kam vite që sakrifikoj

Më: 22 gusht 2022 Në ora: 12:29
 Luiza Gega kthehet në Shqipëri: Kam vite që sakrifikoj

Kampionia e Europës Luiza Gega e cila në bëri krenarë duke fituar Medaljen e Artë për garën 3000 me pengesa në Kampionatin Europian në Mynih, është kthyer sot në Shqipëri.

Ajo u prit në aeroportin e Rinasit nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi dhe nga presidenti i KOKSH, Fidel Ylli.

“Jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot, kam shumë vite që sakrifikoj.

Sot jam më krenare se kurrë për ato ngjyra. Kjo ishte dhe arsyeja pse unë derdha lot në vijën e finishit sepse m’u kthye koha mbrapsht sa me mund dhe sakrificë”, u shpreh Luiza Gega e cila ka falenderuar trajnerin e saj.

“Jam shumë e lumtur që ja dola. E vetme nuk do t’ia kisha dalë kurrë pa mbështetjen e trajnerit. Ka pasur më shumë besim tek unë seç kam pasur unë te vetja”, tha Gega. Në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund ajo shënoi kohën 9’11”31.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat