Pezullimi me 5 vjet i Gjergj Lulit, zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës

Atletika

Pezullimi me 5 vjet i Gjergj Lulit, zgjidhet presidenti i ri i Federatës Shqiptare të Atletikës

Më: 19 maj 2023 Në ora: 12:22
Taulant Stërmasi

Federata Shqiptare e Atletikës zhvilloi paraditen e kësaj të premteje Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, pas pezullimit 5 vjet të ish-presidentit, Gjergj Ruli.

Taulant Stërmasi është zgjedhur Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës. Trajneri i mirënjohur mundi në garë Ferdinad Canaj dhe Artan Shytaj.

Gjithçka u vendos në raundin e dytë të votimeve pasi në raundin e parë asnjë nga kandidaturat nuk i plotësoi 2/3 e votave.

Taulant Stërmasi do të jetë në krye të federatës së atletikës deri më 27 gusht te vitit 2024. Behet fjalë vetëm për një vit mandat sepse në vitin 2024 të gjitha federatat do t’i nënshtrohen procesit të rregullt zgjedhor.

Taulant Stërmasi do të zëvendësojë në këtë detyre Gjergj Rulin, i cili është pezulluar nga njësia e integritetit të atletikës deri më datën 8 dhjetor të vitit 2026, së bashku me Nikolin Dionisi i cili mbante pozicionin e sekretarit të përgjithshëm. Dionisi është pezulluar deri më 5 prill 2028.

E gjitha kjo situatë është krijuar pas çështjes së manipulimit së rezultatit të Izmir Smajlajt në garën e 8 majit 2021, që ishte 8.16 metra.

Atleti Izmir Smajlaj u shpall i pafajshëm nga njësia e integritetit të atletikës, pasi gjykata konstatoi se akuzat kundër tij nuk u vërtetuan, pasi nuk kishte dijeni që ishte përfshirë në komplotin për të paraqitur informacionin e rremë.

Në këtë garë ishte edhe biznesmeni Mirton Lika, por ai u tërhoq nga gara 48 orë para zgjedhjeve, duke e lënë atë në dorën e 3 pjesëtarëve dhe anëtarëve të familjes së atletikës.

Zgjedhjet për presidentin e Federatës Shqiptare të Atletikës u zhvilluan për një mandat në vazhdim të aktualit, të ish-presidentit Gjergj Ruli, deri më 27 gusht të vitit 2024, për të zgjidhur ngërçin e krijuar me aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilat kishin mbetur pezull për shkak të hetimit ndaj ish-drejtuesve të FSHA-së.

Më pas do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore për një mandate 4-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat