Myftarago, kampion Ballkani në Izmir

Atletika

Myftarago, kampion Ballkani në Izmir

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 16:15

Izmiri i Turqisë ishte kryeqendra e Kampionatit Ballkanik të Atletikës për veteranë, ndërsa Shqipëria është përfaqësuar me një grup të gjërë, të cilët ishin dhe medalistë.

Mes tyre dhe 80-vjeçari Kajo Myftaraga, i cili ka marrë medaljen e artë në 2000 metra. Një medalje që i vjen pas 50 vitesh, kurse nga Izmiri, Myftarago ka patur dhe një dedikim për medaljen e tij.

"Këtë fitore e përsëris pas 50 vitesh dhe këtë medalje ia dedikoj dy vetë, trajnerit tim të madh, Kujtim Bishqemi, dhe mbesës sime Kajlen Myftarago", pohon kampioni Myftarago.

Ndërkohë në këtë aktivitet janë dalluar dhe Rudin Bektashi, Ervin Hysa, Gerand Qirici, Bledar Mesi etj, ndërsa mes tyre spikat Myftarago.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat