Erzen Zyberaj në stilin e tij, nuk i ndahet fitoreve në garat malore 

Atletika

Erzen Zyberaj në stilin e tij, nuk i ndahet fitoreve në garat malore 

Nga: K. G. Më: 16 shtator 2023 Në ora: 22:05
Erzen Zyberaj

Atleti i shtigjeve të gjata, Erzen Zyberaj, nuk i ndahet fitoreve në garat malore.

Zyberaj sot ka arritur edhe një fitore, kësaj radhe në garën “Ljuboten Skyrace 2023” që u mbajt në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. 

Zybeaj është krenar që zuri vendin e parë duke paralajmëruar edhe suksese të radhës.  

Image

Pamje nga gara, Erzen Zyberaj - i pari në të majtë

“Gara e tretë për këtë vit në Malet e Sharrit dhe përsëri kampion.

‘Ljuboten Skyrace 2023,’ e mbajtur për herën e parë në Maqedoninë e Veriut, në formatin e vrapimeve malore ‘Sky Running’, ishte një sfidë mjaftë e mirë për të testuar përsëri veten time në këtë disiplinë.

Urime për podiumin shoku Uran (Ahmeti). Faleminderit për mikpritjen organizatorëve.

Faleminderit për mbështetjen Bike Plus”, ka shkruar Zyberaj në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat