Lemma rekord të ri për garën

Atletika

Lemma rekord të ri për garën

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 16:14
Sisay Lemma

Sisay Lemma është fituesi i Maratonës së Valencias për vitin 2023. Atleti nga Etiopia i shtoi palmaresit të tij edhe një tjetër garë prestigjoze të fituar pas Maratonës së Londër të 2021-it.

Sa i përket garës së sotme Lemma bëri diferencën në shtatë kilomtrat e fundit kur krijoi një distancë të konsiderueshme me ndjekësit më të afërt të cilit ishin Dawit Wolde (Etiopia) dhe Kandiwott Kandie (Kenia).

Lemma vendosi një rekord të ri në Velencia duke përshkruar 42.195 kilometrat për 2:01:48.

Etiopiani ishte në rrugën e duhur për të vendosur rekord edhe për distancën, por në kilometrat e fundit humbi disi ritmin që do t’i lejonte të thyente kohën e vendosur nga Kelvin Kiptum në Çikago. 

Hillary Kipkoech e ndihmoi tej mase duke i mbajtur ritmin deri 7 kilometra nga fundit. Kipkoech së bashku me Lemma, Wolde dhe Kandie formuan një grup kompakt. Kur Kipkoech uli shpejtësinë rreth kilometrit të 35-të, Wolde tentoi që të shkëputej por aksioni i Lemmas rrezultoi të ishte deciziv.

Në vendin e dytë garën e përfundoi Alexander Mutiso me kohën 2:03:11 ndërsa Wolde e mbylli i treti me 37 sekonda më pas. 

Gara e sotme ishte speciale pasi mori pjesë edhe fituesi i tre medaljeve të arta në Lojrat Olimpike, Kenenisa Bekele. Legjenda e atletikës zhvilloi një garë të zgjuar pasi hoqi dorë të ndiqte grupin kryesues duke kursyer energjitë për të dhënë më të mirën në pjesën e dytë të garës kur falë ritmit konstant arriti të kalonte shumë atletë për të marrë vendin e katërt. 41-vjeçari përfundoi Maratonën e Valencias me kohën 2:04:19.

Në maratonë debutoi sot kampioni i botës në fuqi në garat 5000m dhe 10.000m, Joshua Cheptegei. Atleti nga Uganda kishte bërë keq llogaritë pasi duke rujatur ritmin e kryesuesve në pjesën e parë të garës u shkarkua dhe bëroi një pjesë të dytë të garës mjaft të dobët duke mbyllur Maratonën e Valencias i 37-i me kohën 2:08:59.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat