Blerësit do të presin më gjatë për dorëzimin e veturave të reja për shkak të mungesës së çipave

Auto

Blerësit do të presin më gjatë për dorëzimin e veturave të reja për shkak të mungesës së çipave

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:16
Foto ilustrim

Parashikohet një rënie e ndjeshme në prodhimin global të automjeteve në 2021.

Për shkak të mungesës së çipave, industria e automjeteve do të regjistrojë një rënie në prodhimin e rreth 3.9 milionë veturave në vitin 2021 krahasuar me vitin e kaluar, vlerëson kompania e konsulencës Alix Partners.

Për krahasim, në vitin 2020, rreth 78 milionë automjete u prodhuan në të gjithë botën.

Prandaj, koha e pritjes për dorëzimin e makinës do të zgjatet, veçanërisht në rastet kur blerësi vendos të zgjedhë një kombinim të motorit, ngjyrës dhe pajisjeve që nuk janë në dispozicion në magazinë.

Vlerësohet se në atë rast, blerësit do të presin mesatarisht për 5 muaj për një automjet të ri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat