Prodhuesi kroat Rimac Automobili vjen me “paralajmërimin e madh”: Të hënën paraqesim një pikë kthese të re në historinë e kompanisë

Auto

Prodhuesi kroat Rimac Automobili vjen me “paralajmërimin e madh”: Të hënën paraqesim një pikë kthese të re në historinë e kompanisë

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 17:48
Foto

Rimac Automobili ka njoftuar në Facebook se do të paraqesë “hapin e ardhshëm në historinë e kompanisë”.

Kështu, siç shkruajnë mediat kroate, ata i ftuan njerëzit të bashkohen me prezantimin e drejtpërdrejtë të sipërmarrjes së tyre të re të hënën në 8 pasdite me kohën kroate.

“Ç’pritet më tej? Ne në Rimac nuk pushojmë kurrë. Pasi kemi lansuar kohët e fundit Nevera, ne po shpallim një hap të ri të madh në historinë e kompanisë sonë. Bashkohuni me ne dhe shikoni transmetimin drejtpërdrejt më 5 korrik në orën 8 pasdite”, shkruajnë nga Rimac Automobili në Facebook, dhe Mate Rimac gjithashtu ndau postimin në profilin e tij.

Ndryshe, Rimac Automobili është një prodhues kroat i makinave me seli në Sveta Nedelja, Kroaci, që ndër tjerash zhvillon dhe prodhon edhe makina elektrike sportive.

Kompania u themelua në vitin 2009 nga Mate Rimac, një novator dhe sipërmarrës boshnjako-kroat.

Ndërkohë, nga Rimac Automobile kanë ndarë një link ku mund ta ndiqni prezantimin e së hënës.

Sipas mediave kroate, është e vështirë të marrësh me mend se për çfarë bëhet fjalë pasi Mate Rimac kohët e fundit, pas një pritje të gjatë, prezantoi Nevera-n e bujshme që tejkaloi kufijtë.

“Nevera është makina më e fuqishme e prodhimit serik ndonjëherë, me 1900 kuaj fuqi, nën 2 sekonda nga 0 në 100, nën 9 sekonda në çerek milje, duke e bërë atë makinën me përshpejtimin më të shpejtë ndonjëherë në rrugë. Është një tregues i asaj që mund të mendojmë në teknologji dhe të punojmë për prodhues të tjerë si Porsche ose Hyundai që janë investitorët tanë. Sigurisht që ne duam të ndërtojmë një biznes të fortë në prodhimin e makinave sportive”, citohet të ketë thënë Mate Rimac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat