McLaren zbulon imazhet dhe detajet teknike

Auto

McLaren zbulon imazhet dhe detajet teknike

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 14:21
McLaren

Prodhuesi britanik McLaren ka zbuluar fotografitë dhe detajet teknike të kabrioletit më të fuqishëm që ndonjëherë e ka prodhuar – bëhet fjalë për 765 LT Spider.

Për ta vënë në lëvizje këtë verturë, McLaren ka zgjedhur motorin 4.0 litra twin-turbo V8 që prodhon 765 kuaj-fuqi.

Kjo mjafton që kjo veturë që nga 0-100 kilometra në orë ta arrijë për vetëm 2.8 sekonda, derisa në 200 për 7.2 sekonda.

Pesha e përgjithshme e 765 LT Spider është 1.388 kilogramë, që i bie të jetë për 80 kilogramë më pak sesa McLaren 720 S Spider.

Në këtë mënyrë, 765 LT Spider ka fuqinë më të madhe motorike. Kulmi i kësaj veturës hapet dhe mbyllet për vetëm 11 sekonda.

E të gjithë ata që duan ta kenë një të tillë në garazh duhet të ndajnë 411.000 euro dhe nga kjo seri do të prodhohen vetëm 765 njësi. 

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat