Rikthehet vetura ikonike

Auto

Rikthehet vetura ikonike

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 11:23
Countach

Kompania e njohur e automobilave, Lamborghini, do të rikthejë një nga veturat më ikonike të saj, pasi ka konfirmuar se do të prezantohet një model i ri Countach. Ky model do të rikthehet 47 vjet pas debutimit.

Një fotografi paralajmëruese e kompanisë është publikuar me shkrimin “rilindja e ëndrrës”.

Fotografia ka treguar pak detaje dhe pritet që modeli i ri të jetë krejtësisht i bazuar në teknologji moderne.

Nuk dihen detajet e veturës e as kur do të vijë ajo, por raportohet se kompania mund të kthejë vëmendjen kah elektrifikimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat