Bosch do të investojë 462 milionë dollarë në prodhimin e çipave në vitin 2022

Auto

Bosch do të investojë 462 milionë dollarë në prodhimin e çipave në vitin 2022

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Bosch njoftoi se do të investojë 400 milionë euro (462.5 milionë dollarë) në tre vende të prodhimit të çipave vitin e ardhshëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pjesa më e madhe e investimit do të shkojë në fabrikën e saj të prodhimit në Dresden, Gjermani, e cila filloi punën në qershor.

“Kërkesa për çipa po vazhdon të rritet me shpejtësi marramendëse. Në dritën e zhvillimeve aktuale, ne po zgjerojmë sistematikisht prodhimin tonë të tyre në mënyrë që t’u ofrojmë klientëve tanë mbështetjen më të mirë të mundshme”, tha Dr. Volkmar Denner, kryetar i bordit të menaxhimit të Robert Bosch GmbH.

Sipas Reuters, së bashku me objektin e Dresdenit, Bosch planifikon të investojë 50 milionë euro (58 milionë dollarë) në krijimin e hapësirës shtesë në fabrikën e saj në Reutlingen në Gjermani.

Me këtë vendim, Bosch do të ketë investuar gjithsej 150 milionë euro (173 milionë dollarë) në kantier midis 2021 dhe 2023. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat