Policia britanike sekuestron Lamborghinin me vlerë prej rreth 320 mijë eurosh

Auto

Policia britanike sekuestron Lamborghinin me vlerë prej rreth 320 mijë eurosh

Më: 11 korrik 2022 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Një Lamborghini me vlerë prej rreth 320 mijë eurosh është sekuestruar nga policia, pasi ata dyshuan se vetura nuk ishte e siguruar.

Vetura sportive u sekuestrua gjatë së shtunës në Milton Keynes.

Në postimin e bërë në rrjetet sociale, oficerët nga policia e Thames Valley shkruan: “Ne e vumë re këtë Lamborghini Aventador të bukur duke u ngasur në Milton Keynes pa targë të përparme”.

Ata më pas zbuluan se shoferi nuk mund t’i siguronte ata se kishte paguar sigurimin e veturës.

Vetura u sekuestrua, ndërsa shoferi u dënua.

Policia i postoi fotografitë e veturës, duke përfshirë edhe ato ku vetura shihej duke u vendosur në kamion dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat