Sono Motors ekspozon në SHBA veturën solare, Sion

Auto

Sono Motors ekspozon në SHBA veturën solare, Sion

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 18:54
Sion

Kompania gjermane Sono Motors prezantoi për herë të parë EV-n solare Sion të përballueshme gjatë muajit korrik, dhe tani po e ekspozon atë në botë.

Sion po shfaqet në SHBA për herë të parë, në një turne tre-javore në vend që përfshin ndalesa në Boston (më 14 tetor), Detroit (17 tetor), Zonën e Gjirit të San Franciskos (më 24 tetor – 25), dhe Los Angeles (27-28 tetor).

Turneu filloi në Times Square në New York, prej nga janë edhe pamjet që mund të shihni në këtë postim. Që kur u prezantua Sion, Sono Motors mori më shumë se 42 mijë rezervime dhe para-porositje për të, duke theksua interesin e lartë që ka mbledhur në treg.

Makina mund të nisë të prodhohet në gjysmën e dytë të vitit 2023, megjithëse kjo mund të rrëshqasë – dhe e njëjta gjë vlen edhe për çmimin e synuar të shitjes me pakicë prej 25,000 euro. Të dyja këto tingëllojnë më shumë nga ajo që kompania do të dëshironte të ndodhte, jo domosdoshmërisht gjëra që mund të ndodhin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat