Gjermania po investon 6.3 miliardë euro në karikues elektrik

Auto

Gjermania po investon 6.3 miliardë euro në karikues elektrik

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 21:20
Ilustrim

Qëllimi është të rritet në mënyrë drastike mbulimi i karikuesve elektrikë. Gjermania ka miratuar një plan me vlerë 6.3 miliardë euro, i cili planifikon të rrisë në mënyrë drastike numrin e karikuesve për automjetet elektrike në rrugët e vendit gjatë tre viteve të ardhshme.

Plani është pjesë e strategjisë së shtetit për të arritur zero emetime duke rritur numrin e karikuesve elektrikë deri në 14 herë. Deri në vitin 2030, Gjermania duhet të ketë një milion karikues nga 70 mijë që ka sot, raporton reuters.

Duke vepruar kështu, theks i veçantë do t’i kushtohet zonave deri më tani të lënë pas dore, si dhe komuniteteve më të vogla, të gjitha për ta bërë sa më tërheqëse pronësinë e një automjeti elektrik.

“Qëllimi ynë është të përshpejtojmë zgjerimin e infrastrukturës së karikimit, të thjeshtojmë procesin e tarifimit dhe kështu ta bëjmë më të lehtë për njerëzit që të ndërrojnë”, tha Ministri Federal i Transportit, Volker Wiesing.

Qeveria gjermane planifikon gjithashtu të thjeshtojë procedurat për marrjen e miratimit për ndërtimin e stacioneve të karikimit. E gjithë kjo duhet t’ua lehtësojë jetën pronarëve dhe blerësve të ardhshëm të makinave elektrike, por edhe të mundësojë rritjen eksponenciale të shitjeve të automjeteve elektrike që ata presin në Gjermani.

“Ne e dimë që lëvizshmëria elektrike po rritet me shpejtësi, prandaj duhet të jemi të shpejtë”, tha Wissing, duke theksuar se përvoja pozitive e lidhur me zotërimin e një automjeti elektrik është vendimtare në çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat