Mercedes prezanton serinë CLE Coupe

Auto

Mercedes prezanton serinë CLE Coupe

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 19:05
Foto ilustrim

Gjigandi gjerman i prodhimit të veturave Mercedes Benz, përfundimisht e ka gjetur pasardhësin e veturave C dhe E Coupe.

Nesër, më 5 korrik do të lansohet seria e re CLE Coupe.

Kjo seri do t’i zëvendësojë dy modelet e tjera Coupe apo (me dy dyer) C dhe E-Class.

CLE do të garojë drejtpërdrejtë me BMW serinë 4 Coupe.

Kjo seri e Benzit, do të “përditësohet” edhe me variantin e konvertueshme dhe AMG.

Ende nuk janë bërë të ditur të gjitha detaje rreth kësaj veture.

Megjithatë ky model do të ndjekë pak a shumë hapat e serisë sedan C-Class.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat