Kalenderi nuk njeh limite, rekord “i çmendur” në Brezovicë

Auto

Kalenderi nuk njeh limite, rekord “i çmendur” në Brezovicë

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 19:54
Foto nga vendngjarja

Liridon Kalenderi ka triumfuar në garën e disiplinës malore në automobilizëm “Brezovica 2023” dhe përveç kësaj ka vendosur rekord të shtegut.

Kalenderi me Mitsubishi Evo9 Monster, shtegun me gjatësi prej 7.7 kilometrave e kaloi për 03:55.422 minuta. Në pozitën e dytë u rendit slloveni Anze Dovjak, i cili me Hyndai pati kohë prej 04:01.952 minuta. I treti në plasmanin e përgjithshëm doli Gazmend Demolli me Radicall SR8, i cili në cak arriti për 04:04:03.985 minuta.

Kjo sa i përket renditjes në FIA CEZ, ndërsa tre të parët në kampionatin vendor janë: Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli dhe Përparim Dushi, i cili me Mitsubishi Evo9 pati kohë prej 04:10.863 minuta.

Në konkurrecën ekipore, nl pozitën e parë u rendit Prishtina RT, e pasuar nga: Eurogoma RT, Ferizaj, AMTKK, DTM dhe Prizreni D&G. Gara është karakterizuar me disa aksidente, të cilat për fat të mirë kaluan vetëm me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat