I pari i Mercedesit tregoi kapacitetet e versionit elektrik të G-Class

Auto

I pari i Mercedesit tregoi kapacitetet e versionit elektrik të G-Class

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Çdo ditë e më shumë jemi më afër versionit elektrik të Mercedes G-Class.

Siq tashmë dihet modeli mbanë logon EQG, e do të ketë në dispozicion katër motorë elektrikë.

Vetura ka bateri gjigante në mënyrë që të ketë energji të mjaftueshme për  furnizimin e këtyre motorëve.

Se çfarë në të vërtetë mund të bëjë G-Class këtë ka vendosur të tregojë i pari i Mercedesit, Ola Kallenius që e voziti “bishën” në alpet austriake – Schockl. Gjatë vozitjes ai nuk e kurseu fare veturën, që është tregues i qartë edhe reagimi i pasagjeres brenda veturës.

Kjo veturë pritet të prezantohet gjatë vitit të ardhshëm, por që do të pasohet nga modeli më i vogël i ashtuquajtur Little G. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat