Honda prezanton gjeneratën e ardhshme të modeleve elektrike

Auto

Honda prezanton gjeneratën e ardhshme të modeleve elektrike

Më: 13 janar 2024 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Dy koncepte të reja elektrike kanë debutuar në ngjarjen “CES 2024” në Las Vegas, SHBA duke ofruar një pamje paraprake të dizajnit të ri nga Honda.

I pari nga këto dy koncepte është emëruar Saloon. Dritat LED në pjesën e përparme të tij e rrethojnë logon e re “H”.

Brendësia e tij përmban një ekran, timonin dhe ulëset sportive me materiale nga “burime të qëndrueshme”.

Honda ka njoftuar se një veturë e bazuar në konceptin Saloon, do të jetë e disponueshme në Amerikën e Veriut në vitin 2026.

Modeli tjetër ishte ai i Space-Hub, me një kabinë të gjerë, dhe sipërfaqe të mëdha xhami që lejojnë shumë dritë brenda.

Këto dy koncepte shënojnë modelet e para në filozofinë “0 Series” të Honda-s, e cila pritet të sjellë dizajn dhe zgjidhje të reja inxhinierike për modelet elektrike.

Gjithashtu, në serinë e re do të përfshihen edhe teknologji si ajo e Inteligjencës Artificiale, si dhe pajisje më të avancuara të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat