Honda parashikon një epokë të re për veturat me hidrogjen

Auto

Honda parashikon një epokë të re për veturat me hidrogjen

Më: 15 janar 2024 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Honda beson se hidrogjeni ka për të luajtur një rol të rëndësishëm si karburant në të ardhmen e veturave, menjëherë pas fillimit të epokës së veturave me bateri.

Honda, së bashku me Toyota-n dhe Hyundai-n, prej kohësh kanë qenë përkrahës të veturave që funksionojnë me hidrogjen (FCEV).

Inoue Katsushi, i cili drejton përpjekjet për elektrifikimin e Honda-s, e dha vizionin e tij për të ardhmen: “Ajo që kam në mendjen time është se epoka e baterive vjen e para dhe faza tjetër është ajo me hidrogjen”.

Prodhuesi japonez i veturave është duke punuar që deri në vitin 2040, 100 për qind e shitjeve të veturave të saj të jenë me bateri ose me hidrogjen.

“Gjenerata jonë e ardhshme do të jetë mjaft konkurruese”, tha Katsushi duket iu referuar sistemit me hidrogjen i cili do të detajohet në muajt e ardhshëm.

Gjithashtu, ai tha se shpërndarja e veturave FCEV do të jetë e mundur pasi të ekzistojë infrastruktura për ta mbështetur atë, së bashku me zinxhirin e furnizimit dhe kërkesën e tregut.

Honda ka bashkëpunuar me Isuzu për krijimin e një kamioni FCEV të quajtur Giga Fuel Cell, i cili pritet të dalë në treg në vitin 2027. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat