Nuk ka shans që të bëheni pronar i një Lamborghini Revuelto deri pas vitit 2026, ja arsyeja

Auto

Nuk ka shans që të bëheni pronar i një Lamborghini Revuelto deri pas vitit 2026, ja arsyeja

Më: 18 janar 2024 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Lamborghini ka njoftuar se porositë për modelin Revuelto tashmë kanë “mbuluar” prodhimin deri në vitin 2026.

Ky informacion nuk duket aspak befasi duke marrë parasysh faktin që vetura hibride plug-in ishte shitur dy vjet përpara se të prezantohej në mars të vitit 2023.

Gjithashtu, Lamborghini ka deklaruar se 10,112 vetura u dorëzuan në vitin 2023, duke mposhtur rekordin e vitit 2022.

Por, prodhuesi italian i veturave gjithnjë e më shumë pritet të prezantojë modele më të fuqishme. Prandaj, blerësit e interesuar mund të presin edhe për modelet e ardhshme SuperVeloce dhe SuperVeloce Jota.

Revuelto është modeli i gjashtë nga Lamborghini me një motor V12, dhe hibridi i parë plug in i mundësuar nga një kombinim i një motori V12 dhe tre motorë elektrikë.

Fuqia e tij transmetohet në të katër rrotat, përmes një transmisioni me tetë shpejtësi, me një shpejtësi maksimale prej 350 km/h. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat