Modeli i ri Audi Q7 do të prezantohet në vitin 2025

Auto

Modeli i ri Audi Q7 do të prezantohet në vitin 2025

Më: 30 janar 2024 Në ora: 10:23
Audi Q7

Pas shumë muajsh pritje, më në fund Audi ka publikuar pamjet e modelit të ri Q7 2025.

Q7 2025 është një variant më i madh me drita LED dhe HD Matrix, si dhe veçori të personalizuara.

Audi tha se dritat e reja të tij ofrojnë një vizion të zgjeruar i cili aktizivohet me rrezet e gjata, dhe përfshin një diapazon më të gjerë.

Mbetet për t’u parë nëse këto përmirësime të dritave arrijnë në Amerikën e Veriut, aty ku rregulloret e SHBA-së shkaktojnë telashe për ndriçimin aktiv.

Modeli i ri do të ofrohet në tre ngjyra të reja, Ascari Blue, Sakhir Gold, Chili Red, dhe përfshin një sistem info-argëtues me anë të së cilit mund të përdoren aplikacione si Spotify.

Karakteristikat e reja përfshijnë ekrane paralajmëruese, të tilla si ndryshimi i korsive dhe paralajmërimet për distancën.

Me fuqinë e një motori V6 me djegie gazi, dhe një tjetër 4.0 litërsh me 500 kuaj fuqi, Q7 arrin 96 km/h në vetëm 4.1 sekonda.

Zëdhënësi i markës gjermane nuk ka pranuar të ndajë detaje mbi ndryshimet tjera mekanike, çmimet, ose afatin kohor për dorëzim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat