Pas 14 vjetësh e parkuar, Toyota Supra “shkëlqen” përsëri

Auto

Pas 14 vjetësh e parkuar, Toyota Supra “shkëlqen” përsëri

Më: 1 prill 2024 Në ora: 10:18
Foto ilustrim

Një video e publikuar së fundmi në YouTube nga WD Detailing shfaq pamjet e një Toyota Supra turbo të vitit 1995 e cila ka qëndruar e parkuar në oborrin e një shtëpie që nga viti 2011.

Pronari i veturës e bleu atë në vitin 2001 dhe e voziti për rreth 10 vjet përpara se familja e tij të fillonte të rritej.

Por, me sa duket tani ai ka ndërruar mendje, shkruajnë mediat e huaja.

Videoja fillon me Supran e kuqe të rrethuar nga thasët e plehrave të shpërndarë në të gjithë oborrin.

Papastërtia është qartë e dukshme në Mk4. Xhami është i ndotur, pjesa e brendshme e këtij modeli është mykur dhe ka disa dëmtime të konsiderueshme në ulëset prej lëkure.

Mirëpo pas pastrimit, Supra duket krejtësisht ndryshe.

Edhe pse nuk shkëlqen pasi vite të tëra neglizhencë e kanë dëmtuar ngjyrën e saj, ajo tashmë ndodhet në gjendje mjaft të mirë.

Kjo duket të jetë një pikënisje e mirë që pronari t’i bëjë një restaurim të plotë ose thjesht ta rregullojë atë sa për ta kthyer në rrrugë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat