A ju besohet? Kjo makinë u shit për 1,1 milion euro

Auto

A ju besohet? Kjo makinë u shit për 1,1 milion euro

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 20:43
Lamborghini P400S Miura

Gjithnjë të pasionuar pas veturave të bukura, yjet e muzikës shpesh habisin jo vetëm nëpër koncerte apo festime, por edhe në ankande të mëdha të veturave për koleksion.

Dy legjenda të rokut si Rod Stewart dhe bateristi i grupit U2, Adam Clayton, pushtuan krejtësisht ankandin “Classic & Sports Car Show” të organizuar nga “Coys” në Londër në “Alexandra Palace” më 29 tetor.

Nga grazhdi i Rod Stewart u shfaq një “Lamborghini P400S Miura” e vitit 1971, që u shit 909 000 sterlina, pak më shumë se 1,1 milionë euro, ndërsa “Maserati Ghibli” i vitit 1972 që i përkiste Adam Clayton theu rekordin historik të veturave të kësaj marke, duke kapur vlerën e 303.000 sterlinave, rreth 335.000 euro.

Image

 

Maserati Ghibli i vitit 1972

Për të kompletuar këtë sukses të markave “made in Italy”, që pushtuan ankandin e “Coys” ishte një “Ferrari Dino 246 GT Serie E”, model i dizenjuar nga “Scaglietti” që u shit për 374 000 sterlina, rreth 413.000 euro. 

Image

 

Ferrari Dino 246 GT Serie E

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat