Mercedes-Benz E-Class kupe, do të prodhohet në vetëm 555 njësi

Auto

Mercedes-Benz E-Class kupe, do të prodhohet në vetëm 555 njësi

Më: 26 dhjetor 2016 Në ora: 23:01
Mercedes-Benz E-Class

Prodhuesi gjerman Mercedes ka bërë të ditur se nuk do të shohim shumë kupe nga edicioni i limituar E-Class.

Kjo për fatin se Mercedes-Benz do të lansojë vetëm 555 njësi të makinës luksoze dhe sportive.

Automobili me dy dyer do të jetë mjaftë i gjerë dhe i lartë, ndërsa do të ketë ngjyrë unike që është e bardhë e mbyllët. Për t’u përshtatur me këtë nuancë, janë krijuar edhe metalet e pjesës së brendshme të rrotave që kanë diametër 20 inçë.

Grilli me ‘diamante’ është i pari që bie në sy, ndërsa në përgjithësi pjesën e jashtme e shoqëron një pamje agresive.

Enterieri përmban një luks të nivelit të lartë, ndërsa është i tëri me ngjyrë të zezë sikur të pianos. Timoni është i mbuluar nga fibra Dinamica, kurse ulëset janë të krijuara lëkura e shtrenjtë Nappa, që ofron rehati maksimale.

Teknologjia e lartë që përfshinë ekrane të ndjeshme në prekje, janë gjithsesi të pranishëm, që i japin lehtësi të mëdha shoferit.

Megjithatë, nuk bëhet e ditur se sa do të kushtojë, apo kur lansohet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat