Për europianët kjo është makina e vitit 2016

Auto

Për europianët kjo është makina e vitit 2016

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 22:10
Megane

Megane është shpallur fitues i “Timonit të Artë” apo Goldene Lenkrad (Golden Steering Wheel) si vetura më e mirë e kategorisë së tij.

“Jemi tejet të ngazëllyer që MEGANE i ri ka fituar çmimin për Timonin e Artë”, ka thënë Stefan Muller, Zyrtar Kryesor për Perfomancë në RENAULT S.A.S., në ceremoninë zyrtare të prezentimit në Berlin, Gjermani.

“Tash për tash Renaulti ka hedh në treg modelin më të ri në Evrope dhe MEGANE I ri është gurthemel i fushatës sonë. Modele tona të gjeneratës më të fundit dëshmojnë se janë tejet të njohura duke ju falënderuar jo vetëm stilit të tyre elegant dhe fin, por edhe shumë të rejave që vijnë me të. Si një çmim shumë i synuar, ky çmim për Timonin e Artë është një validim shumë i vlefshëm i punës sonë dhe tregon që MEGANE është thjesht hit në treg”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat