Mercedes zbulon AMG GT, rivalin me katër dyer të Porsche Panamera

Auto

Mercedes zbulon AMG GT, rivalin me katër dyer të Porsche Panamera

Më: 6 mars 2017 Në ora: 14:34
Porsche Panamera Sport Turismo

Prodhuesit gjermanë Mercedes dhe Porsche, kanë hyrë në një garë të re rivaliteti, kësaj radhë për super-makinën më të mirë më katër dyer.

Vetëm pak kohë pasi u prezantua Porsche Panamera Sport Turismo, ka vepruar me shpejtësi edhe Mercedes duke prezantuar një pjesë të AMG GT.

Ka mjaftuar vetëm një shikim i shpejtë, që të kuptohet se bëhet fjalë për një makinë me katër dyer, që pritet të jetë e shpejtë dhe e fuqishme.

Në bazë të linjave të lëmuara, shihet se nuk ka dalë shumë nga baza që kanë edhe veturat e mëparshme, por shihet një lidhje e veçantë mes xhamit të përparmë dhe tavanit. Në të njëjtën mënyrë, është bërë edhe përfundimi me xhamin e pjesës së pasme.

Nuk dihen detajet e AMG GT, por për më shumë rreth Sport Turismo do të mësojmë në Geneva Motor Show.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat