Vetura më e shtrenjtë britanike në histori: Aston Martin klasik shitet për 19.1 mln euro

Auto

Vetura më e shtrenjtë britanike në histori: Aston Martin klasik shitet për 19.1 mln euro

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 21:51
Aston Martin

Në shtëpinë e ankandit RM Sotheby’s në Monterey, Kaliforni, është shitur vetura më e rëndësishme e Aston Martinit e vitit 1956, DBR1, për 22.6 milionë dollarë. Kjo veturë ishte e para nga pesë të tilla të ndërtuara për të fituar garën Le Mans.

Aston Martin me DBR1 konkurronte kundër Ferrari 250 GTO e Mercedes Benz 300 SLR, dhe ishte ëndrra e David Brown për të fituar Le Mans.

Ky sukses erdhi në fitin 1959 me DBR1, por jo me atë që do të dalë në ankand.

Kjo shasi me numrin 1 është konstruktuar nga dizajneri i veturave për gara, Ted Cutting, dhe ka bërë debutimin e parë të tij në vitin 1956, por pas 22 orëve është pensionuar për shkak të një problemi me motor.

Shitja e Aston Martin DBR1 ka thyer rekordin prej 21.8 milionë dollarë të veturës jaguar D-Type XKD 501, e cila është shitur në të njëjtin ankand gjatë vitit të kaluar.

Përveç DBR1, RM Sotheby’s ka shitur edhe disa modele tjera të Aston Martinit, duke përfshirë Aston Martin DB4GT e vitit 1959 me çmim prej 6.76 milionë dollarë si dhe Aston Martin DBR9 me çmim prej 616.000 dollarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat