A e dini pse motorët e avionëve kanë vijë të bardhë në formë spiraleje? - Bota Sot
A e dini pse motorët e avionëve kanë vijë të bardhë në formë spiraleje?

Auto

E diel, 23 shtator 2018

A e dini pse motorët e avionëve kanë vijë të bardhë në formë spiraleje?

Më: 12 mars 2018 Në ora: 11:50
Foto Ilustrim

Nëse udhëtoni me avion, mund të vëreni se në pjesën e përparme të motorëve të avionëve gjendet një vijë e bardhë në formë spiraleje.

Këto vija të bardha në pjesën e përparme të motorëve të avionit kanë një funksion shumë të rëndësishëm sa i përket sigurisë, transmeton Express. Ato shërbejnë për të kuptuar nga stafi në tokë nëse motorët janë duke lëvizur që të qëndrojnë larg tyre.

Kur motorët lëvizin me shpejtësi të madhe është e vështirë të kuptohet nëse ata janë në lëvizje apo statik. Në të kaluarën ka pasur raste kur stafi tokësor është afruar shumë dhe është përpirë nga helikat e motorit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test