Në Afganistan gratë po ndihen të frikësuara

Azia

Në Afganistan gratë po ndihen të frikësuara

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Talibanët kanë thënë se grave do t’iu jepen të drejta në Afganistan sipas Ligjit të Sheriatit.

Por gratë thonë se është e vështirë të interpretohet se çfarë do të thotë kjo duke pasur parasysh të kaluarën e talibanëve në kufizimin e të drejtave të grave, shkruan BBC.

Zeb Hanifa, ka bërë thirrje për të gjetur një mënyrë për të lëshuar vendin. Ajo thotë se gratë që punojnë janë veçanërisht të shqetësuara për të ardhmen e tyre.

Miqtë e saj, përfshirë një mjeke dhe mësuese, gjithashtu po përpiqen të largohen. “Jam duke iu lutur vendeve të huaja të na nxjerrin jashtë”, tha Hanifa, e cila është një profesioniste e komunikimit për BBC.

“Ne të gjitha vazhdojmë të imagjinojmë skenarë të tmerrshëm si të mos jemi në gjendje të punojmë, të martohemi me luftëtarë talibanë dhe të kufizohemi në lindjen e fëmijëve”.

Ajo thotë se po i mbarojnë paratë dhe opsionet, por është e vendosur të mos kthehet në shtëpinë e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat