Mbërrijnë në aeroportin e Fiumicinos në Itali 211 afganë të tjerë të evakuuar

Azia

Mbërrijnë në aeroportin e Fiumicinos në Itali 211 afganë të tjerë të evakuuar

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 09:00
Ilustrim

211 afganë të tjerë janë evakuuar nga Kabuli përmes qytetit të Kuvajtit si pjesë e transportit ajror të organizuar nga ministria e Mbrojtjes italiane, kanë mbërritur sot në aeroportin Fiumicino.

Mësohet se një Boeing i Forcave Ajrore KC767 u ul pak para orës 7 në këtë aeroport bashkë me të evakuuarit.

Pasi përfundoi procedura anti-covid, refugjatët u transferuan me autobus të Ushtrisë në vendstrehimet e dedikuara.

Mediat italiane bënë me dije se për operacionin në fjalë “Aquila Omnia”, Mbrojtja dërgoi tetë avionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat