Shpërthen makina, gazetarja shtatzëne humb jetën rrugës për në spital

Azia

Shpërthen makina, gazetarja shtatzëne humb jetën rrugës për në spital

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 07:59
Ilustrim

Një gazetare 27-vjeçare shtatzëne, u vra gjatë rrugës për në një spital të Adenit në Jemen, kur një pajisje shpërthyese e vendosur në makinën e burrit të saj, shpërtheu , thanë zyrtarët e sigurisë së qeverisë.

Pajisja shpërthyese (bomba) ishte vendosur në makinën e bashkëshortit të gruas fatkeqe, i cili po ashtu është gazetar.

Shpërthimi ndodhi, teksa çifti po nxitonte për në spital, pasi 27-vjeçarja do të lindte fëmijën e tyre të dytë, raportojnë mediet vendase.

“Bomba shpërtheu ndërsa gazetari Mahmoud al-Atmi e çoi gruan e tij, Rasa Abdallah, në spital për të lindur”, tha një zyrtar.

Dy gazetarët kanë punuar për media të ndryshme vendase dhe ndërkombëtare në gjuhën arabe.

Sipas disa banorëve të zonës, në makinë përveç saj dhe bashkëshortit ( i cili u plagos)  ka qenë edhe fëmija i tyre i parë, i cili gjithashtu ka humbur jetën nga shpërthimi. Megjithatë ky informacion nuk është konfirmuar ende.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Aden, selia e përkohshme e qeverisë së përkohshme. Por besohet se ishte vepër e rebelëve shiitë Houthi, të cilët kanë luftuar kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht që nga viti 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat