​Sulmohet ambasada e SHBA-së në Jemen

Azia

​Sulmohet ambasada e SHBA-së në Jemen

Më: 12 nëntor 2021 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Rebelët Huti kanë sulmuar ambasadën amerikane në Jemen dhe kanë marrë pengje, raportoi Washington Free Beacon, që citon zyrtarë të DASH të kenë pohuar se “shumica e tyre janë liruar tashmë, megjithatë ka ende disa punonjës në duart e kryengritësve”.

Instituti i Kërkimeve të Medias për Lindjen e Mesme sakaq tha se luftëtarët Huti e mësynë kompleksin duke kërkuar “sasi të mëdha pajisjesh dhe materialesh”, por nga episodi nuk pati të lënduar.

Jemeni është përfshirë prej kohësh tashmë në një luftë të dhunshme civile mes Hutive që, financohen dhe armatosen nga qeveria iraniane – dhe ekzekutivit Jemenit, i cili ka mbështetjen e Arabisë Saudite.

Konflikti shpesh përshkruhet si një “luftë proxy” që do të thotë se në të janë përfshirë dhe palë të treta.

Brenda një muaji pas marrjes së detyrës, presidenti Joe Biden e hoqi përcaktimin që i ishte bërë Hutive si organizatë e huaj terroriste, të cilin ia kishte vendosur administrata Trump, çka bëri që atyre t`i hiqej “ mbështetja financiare dhe burimet e tjera materiale që lëviznin përmes bankave apo institucioneve të tjera amerikane”.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se vendimin i Biden praktikisht, ishte një njohje e situatës së rëndë humanitare në Jemen, ku llogaritet se mbi 20 milionë vetë apo dy të tretat e popullatës, kanë nevojë për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat