Mrekulli mes tragjedisë! Foshnja shpëtohet nga barku i nënës së vdekur

Azia

Mrekulli mes tragjedisë! Foshnja shpëtohet nga barku i nënës së vdekur

Më: 22 prill 2024 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Sabreen nga Gaza vdiq para se të mund të shikonte në sy foshnjën e saj, të cilën e kishte në bark për shtatë muaj e gjysmë.

Ishin ditë e netë frike të vazhdueshme, por Sabreen shpresonte se fati i familjes do të shpëtonte derisa të mbaronte lufta. Ai fat u zhduk në zhurmën dhe zjarrin e një shpërthimi një orë para mesnatës së 20 prillit.

Izraelitët hodhën një bombë në shtëpinë e familjes al-Sakani në Rafah, ku Sabreen, së bashku me burrin e saj dhe vajzën tjetër të çiftit – Malak tre vjeçare – ishin në gjumë.

Sabreen pësoi lëndime të mëdha dhe burri i saj dhe Malak u vranë, por foshnja ishte ende gjallë në barkun e nënës së saj kur punonjësit e shpëtimit arritën në vend. Ata e çuan Sabreen në spital, ku mjekët kryen një operacion urgjent cezarian për të sjellë në jetë fëmijën. Sabreen nuk mundi të shpëtojw, por mjekët punuan për të ringjallur foshnjën, duke i prekur butësisht gjoksin për të stimuluar frymëmarrjen.

“Ajo ka lindur në shqetësime të rënda të frymëmarrjes,” tha Dr Mohammed Salama, kreu i njësisë neonatale të urgjencës në Spitalin Emirati në Rafah. Por foshnja – e cila peshonte vetëm 1.4 kg i mbijetoi sprovës së lindjes së saj.

“Por situata është ende në rrezik. Kjo sindromë e shqetësimit të frymëmarrjes është shkaktuar fillimisht nga lindja e parakohshme. Ky fëmijë duhet të ishte në barkun e nënës në këtë kohë, por asaj i është hequr kjo e drejtë.”

Mjeku pret që ajo të qëndrojë në spital deri në një muaj. “Pas kësaj do të shohim largimin e saj… këtu është tragjedia më e madhe. Edhe nëse ky fëmijë mbijetoi, ajo lindi jetim,” tha Dr Salama.

Motra e saj e vdekur Malak kishte dashur që ajo të quhej Rouh, që do të thotë shpirt në arabisht. Por ajo është quajtur Sabreen, në kujtim të nënës së saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat